Public Health: Albanian Translation by Vjoleta Sino (Original Article by: Fatima Boganee)
Shëndeti Publik-Nga Fatima Boganee
Shëndeti publik ka qenë gjithmonë shtylla e qetë e humanizmit, por në një kohë pandemish,
ndryshimesh klimaterike dhe pabarazish shëndetësore në zgjerim, nuk është më një funksion që
vepron në sfond. Është vija e parë e veprimit.
Në thelb, shëndeti publik drejton një pyetje në dukje të thjeshtë: si t’i mirëmbajmë popullatat
përpara se ato të bëhen paciente? Në fakt përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Sëmundjet infektive
nuk i respektojnë kufijtë, ndotja e ajrit nuk ndalon te kufijtë dhe misinformimi shpërndahet më
shpejt se çdo virus. COVID-19 e ekspozoi këtë realitet me një efikasitet shumë të fortë,duke
zbuluar që sistemet shëndetësore publike të dobëta kërcënojnë sigurinë shëndetësore kudo.
Globalisht,kushtet parandaluese akoma dominojnë peshën e sëmundjes. Sëmundjet jo të
transmetueshme, si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare po shtohen ndjeshëm në shtete me të
ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërkohë që sistemet sanitare të cilat nuk financohen mjaftueshëm
vazhdojnë të sjellin shpërthime të kolerës dhe të sëmundjeve të tjera të transmetueshme përmes
ujit. Këto nuk janë dështime të mjekësisë, ato janë dështime të politikave, të planifikimeve dhe të
vullnetit politik.
Për këtë arsye shëndeti publik nuk është vetëm një disiplinë shkencore, por një disiplinë morale.
Investimet në programet e vaksinimit, infrastrukturën e ujërave të pastra, shërbimet e shëndetit
mendor dhe në edukimin shëndetësor sjellin përfitime që asnjë spital nuk mund t’i sillte.
Parandalimi është më i lirë, më i drejtë dhe më i qëndrueshëm sesa kurimi.
E ardhmja e kujdesit shëndetësor nuk do të fitohet në “teatrot e operacioneve”. Do të strukturohet
në klasa, komunitete dhe në dhomat e diskutimeve të politikave klimatike. Nëse ne jemi seriozë
për barazinë e shëndetit global,shëndeti publik duhet të kalojë nga skajet në qendër të
vendimmarrjes: aty ku gjithmonë përkiste.
Fatima Boganee është një studente me një interes të fortë në shëndetin publik, barazinë e
shëndetit global dhe rolin e politikave në formimin e rezultateve të kujdesit shëndetësor.
Comments
Post a Comment